Aktualitet

Në burg bashkë me foshnjën! Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit të 34-vjeçares!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, menjëherë pas marrjes së informacionit për lajmin në Top Channel për arrestimin e nënës 34-vjeçare në Rinas, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.

LEXO EDHE: Amnistia penale/ Nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit, lirohen 541 të burgosur

34-vjeçarja u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua na burg bashkë me foshnjën 7 muajsh pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

LEXO EDHE: ‘Shqipëria është model i harmonisë ndërfetare’, Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës…

Këto janë pamjet nga dhoma e burgut ku po mbahet 34-vjeçarja bashkë me foshnjën e saj 7 muajsh.