Golin më të bukur të Botërorit “Rusi 2018” e shënoi Benjamin Pavard, në sfidën e 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës. Në faqen e FIFA-s është publikuar rezultati i votimeve të tifozëve për finalizimin më spektakolar. Më i preferuari rezultoi goli i mbrojtësit francez që barazoi shifrat në 2-2, në sfidën me Argjentinën.