Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar së fundmi ndaj një mesazhi fyes që mori në rrjetet sociale, i cili lidhej me këngëtaren dhe ish-miken e saj, Egli Tako.
Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës me ndjekësen, duke iu përgjigjur me ironi dhe humor.
Artisja e quajti mesazhin e ndjekëses si të ardhur nga një “klient i radhës i një kompanie pelenash”, duke treguar se nuk lejon të sulmohet pa u kundërpërgjigjur.
Me këtë postim, Fifi ka dhënë një sinjal të qartë për publikun e saj: pavarësisht situatave personale, ajo nuk pranon gjuhë urrejtjeje dhe ofendime në adresën e saj.