Gossip Showbiz

Fifi prek ndjekësit me një mesazh emocional për të birin: “Më dhemb që s’jam…”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, ka prekur ndjekësit e saj me një mesazh të ndjerë në Instagram Story, ku ka ndarë një moment të veçantë nga një video-telefonatë me të birin.

Ajo ka shprehur dhimbjen dhe fajin që ndjen si nënë, për mungesën fizike pranë tij.

A e din çka m’dhem ma së shumti në botë..? Që s’muj me qenë nana ‘perfekte’ për ty bir

-shkruan ajo me sinqeritet. Fifi shton se dhimbja thellohet kur të tjerët ia kujtojnë këtë fakt.

Hala ma shumë m’djeg që s’jam çdo ditë afër teje. Ishallah ki mem fal bir

– përfundon këngëtarja, duke i prekur zemrat e fansave me fjalët e saj plot ndjenjë.