Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.
Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.
Por mesa duket tashmë ka ardhur koha që Fifi të përqëndrohet në një tjetër hit. Përmes një fotografie të pstuar në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka njoftuar se është në përgatitje të këngës së saj të re. Këngëtarja ka bërë të ditur se projekti i ri muzikor i saj do të vijë të premten, pra ditën e nesërme.
Surpriza e kësaj kënge të re është se projekti do të vijë në bashkëpunim me dy ish-banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, Dj PM dhe DJ Dagz. Nga ajo çfarë ka zbuluar Fifi, kënga do të titullohet “Hana”. Ajo e ka shoqëruar postimin e saj me fjalët:
“Hana” vjen më 18 Shkurt. Mezi po pres ta ndaj me ju këngën e dashurisë sime.
https://www.instagram.com/p/CaDTzRMNoWX/
Rikujtojmë se, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instastory, ish- banori i “Big Brother VIP”, Kledi, i cili është njëkohësisht dhe kushëri i Adisit ka treguar pamje teksa çifti janë së bashku me familjarët e tyre, duke treguar kështu se gjërat e tyre janë shumë serioze.