Pas publikimit të disa fotografive ku shiheshin Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston duke dalë nga një darkë së bashku, thashethemet për një lidhje romantike mes tyre janë rinisur.
Megjithatë, sipas burimeve të “TZM”, dy yjet e famshëm nuk janë në një lidhje dhe aktori Pedro Pascal e ka konfirmuar këtë përmes deklaratave të tij.
Në një bisedë me Denny Directo të ET gjatë premierës së sezonit të dytë të “The Last of Us”, që do të shfaqet më 13 prill, Pascal ka shpjeguar se ai dhe Aniston janë thjesht miq, duke shtuar se i pëlqen “shkëlqimi” i saj.
Sipas “Daily Mail”, Pedro Pascal dhe Jennifer Aniston kaluan mbi tre orë në një darkë në restorantin The Tower Bar, që ndodhet në hotelin Sunset Tower në West Hollywood.
Edhe pse ata mbërritën dhe u larguan veçmas, paparacët i panë duke biseduar jashtë parkingut para se të ndaheshin.