Film & Tv

Filmi ”Guxim” nga Drilon Hoxha vjen sot ora 21:00 premierë në ekranin e Top Channel!

Sot, më 13 dhjetor, do të shfaaqet për të gjithë publikun filmi “Guxim”. Me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës, i cili po ashtu është dhe në rolin protagonist, po ashtu do të shohim dhe shumë aktorë të tjerë, të famshëm e me shumë vite eksperiencë, por dhe aktorë të rinj por mjaft të talentuar po ashtu.

Filmi “Guxim” flet për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.