Regjisori legjendar Rob Reiner kishte folur prej vitesh hapur për një nga kapitujt më të dhimbshëm të jetës së tij: varësinë nga heroina të djalit të tij, Nick Reiner, dhe plagët që ajo la në familje.
Kjo histori u kthye edhe në film, “Being Charlie”, një projekt tejet personal që Reiner e përshkroi si përvojën më emocionale të karrierës së tij.
Në një intervistë të vitit 2016 me podkasterin Marc Maron, Reiner tregoi se kishte pasur vështirësi të mëdha për t’i dhënë fund filmit. Ai zgjodhi një mbyllje realiste: personazhi kryesor nuk ishte plotësisht i shëruar, por në rrugën e duhur.
Është një fund i vështirë, por i sinqertë dhe shpresëdhënës
-shprehej ai.
Sipas autoriteteve amerikane, Nick Reiner është arrestuar në lidhje me vrasjen e prindërve të tij, Rob dhe Michele Reiner, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Hetimet janë ende në zhvillim dhe rrethanat po sqarohen nga policia.
Rob Reiner kishte treguar se Nick filloi përdorimin e drogës në moshën 15-vjeçare dhe kishte kaluar të paktën 17 herë në qendra rehabilitimi.
“Being Charlie”, i publikuar në vitin 2015, ishte fryt i bashkëpunimit baba–bir dhe një përpjekje për të kthyer dhimbjen personale në art dhe ndërgjegjësim. Sot, kjo histori tingëllon më tronditëse se kurrë.