Regjisori i filmit “When Harry met Sally”, Rob Reiner 78 vjeç, dhe gruaja e tij, Michele Singer, 68, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, në lagjen Brentwood. Sipas raportimeve mediatike që iu referohen burimeve policore, në trupat e tyre kishte plagë thike. Ndërsa vazhdojnë hetimet, mediat amerikane bëjnë të ditur se çifti u vra nga djali i tyre 32 vjeç, Nick, i cili ishte i pari që dha alarmin.
Ngushëllimet e të famshmëve:
Jerry O’Connell, James Woods dhe shumë figura të tjera nga bota e showbiz-it e politikës vajtuan vdekjen e Rob Reiner-it e gruas së tij. Barack Obama kujtoi se Reiner besonte thellësisht në mirësinë e njerëzve. Aktori Josh Gad deklaroi se ata ishin dy nga shpirtrat më të sjellshëm e më të kujdesshëm që mund të imagjinohen. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti Reiner-in “gjeniun me zemër të madhe, që fshihej pas kaq shumë historive klasike që i duam”.
Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass dhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, folën të dy për “një humbje shkatërruese”. Paul Walter Hauser deklaroi se filmi i Reiner “A Few Good Men” ishte arsyeja pse ai u bë aktor.