Gossip Showbiz

Fjalët e fundit të Ozzy Osbourne pas koncertit të tij lamtumirës do t’ju bëjnë të përlotni!

Sharon Osbourne ka zbuluar mesazhin prekës që Ozzy Osbourne tha pas koncertit të tij lamtumirës në Birmingham muajin e kaluar.

Këngëtari legjendar i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Pak ditë para ndarjes nga jeta, Ozzy performoi në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.

Para një audience prej mbi 40,000 fansash, Ozzy falenderoi me fjalët:

Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra

Ky event i veçantë ngriti 190 milionë dollarë për bamirësi, me të ardhurat e ndara mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.

Sharon Osbourne tregoi se Ozzy ishte thellësisht i prekur nga mbështetja e fansave.

Ai më tha atë natë: ‘Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin’

-tha ajo për Pollstar, duke theksuar se Ozzy gjithmonë ishte në botën e tij, por ndjenja e dashurisë nga publiku e emocionoi shumë.

Yjet e muzikës dhe fansat i kanë kushtuar homazhe të shumta Ozzy Osbourne, duke e quajtur atë një legjendë të pakthyeshme të rock-ut.