Gossip Showbiz

Fjeti me mbi një mijë meshkuj brenda një nate, pagëzohet aktorja e filmave për të rritur!

Lily Phillips, e njohur si aktore e filmave për të rritur, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, për një vendim personal që ka nxitur debat të gjerë në rrjet; pagëzimin e saj fetar. Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi ajo kishte qenë në qendër të kritikave dhe diskutimeve për një episod të shumëpërfolur nga jeta e saj private. Publikimi i pamjeve dhe videove nga ceremonia e pagëzimit u përhap me shpejtësi në media sociale, duke nxitur reagime të përziera.

Në pamjet e shpërndara, Phillips shfaqet e qetë dhe serioze gjatë ceremonisë, pa mesazhe të gjata apo deklarata publike. Vetë ajo ka sqaruar në një intervistë për Daily Star se lidhja e saj me besimin nuk është e re. Sipas saj, ajo është rritur në një familje të përfshirë në jetën fetare dhe ka qenë e pagëzuar që në foshnjëri.

Gjithmonë kam qenë e krishterë. Gjatë fëmijërisë shkonim në Kishë dhe kishim një anëtar të familjes që ishte prift. Kjo ishte një mënyrë për të ripërtërirë marrëdhënien time me Zotin, e cila për një periudhë ishte larguar.