Celebrities Gossip

Flirtime gjatë vallëzimit të Melania Trump me një ushtarë?

Vallëzimi i Donald dhe Melania Trump në ballo, me titull “Komandanti në Krye”, ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Momenti, që shënoi rikthimin e Trump në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Melania-n si Zonja e Parë, ka bërë bujë me komente dhe reagime nga përdoruesit e internetit.

Balloja u mbajt për të shënuar inaugurimin e Trump dhe u dedikua të gjitha degëve të ushtrisë amerikane, përfshirë një seri vallëzimesh me ushtarë të ndryshëm. Pjesë e eventit ishte edhe një moment i veçantë, ku Zëvendëspresidenti J. D. Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha, morën pjesë në një vallëzim simbolik.

Një moment që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte vallëzimi i Melania-s me Henry Wallen, një anëtar të Gardës Nderi të Forcave Ajrore, i cili mori mjaft komente nga ndjekësit në rrjete sociale.

Përdoruesit shprehën habinë dhe admirimin për buzëqeshjen e saj dhe angazhimin që ajo shfaqi gjatë vallëzimit. Komente si:

Melania sapo vallëzoi me një ushtar dhe nuk e kam parë kurrë kaq të buzëqeshur.

Të tjera si:

Dua dikë që të më shikojë ashtu siç Melania shikon ushtarin me të cilin vallëzoi

Balloja u mbajt me një atmosferë të elegancës dhe solemnitetit, duke i ofruar publikut një shfaqje të veçantë ceremoniale.

Eventi ka shërbyer gjithashtu si një moment reflektimi për karrierën e Melania-s, e cila ka kaluar nga modelja sllovene në Zonjën e Parë të SHBA-së. Gjatë fushatës së vitit 2016, një numër fotografish nga e kaluara e saj, përfshirë ato ku pozonte nudo, i dhanë një imazh të diskutueshëm për Melania-n, duke e bërë atë një figurë të veçantë dhe të diskutuar në jetën publike.