Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit

Në kulmin e sezonit veror, Porti i Durrësit po përballet me fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh. Sot  mbërritën 5 tragete, me rreth 5 mijë vetë e 925 makina. Në mbrëmje priten dhe dy të tjerë, me 3 mijë persona dhe 600 automjete. Burime nga Kapiteneria e Portit Detar më të madh në vend, bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat, për t’iu krijuar lehtësira udhëtarëve,  kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime. Ndërkaq, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit në rritje.