Policia e Shtetit bën të ditur rezultatet e aksionit të djeshëm në lagjet Kiras e Dobraç ku u ushtruan kontrolle në 20 banesa e lokale, si dhe u arrestuan 4 persona, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Erogen Brajoviç, ndërsa u sekuestruan 3 armë zjarri e 6 mjete të blinduara. Pak më parë reagoi dhe Prokuroria Shkodër që bën të ditur se për ngjarjet e fundit kriminale po zhvillohen hetime intensive, me qëllim zbulimin e autorëve. Organi i akuzës i paraqiti gjykatës, kërkesën për të ekzekutuar kontrolle të banesave të personave të dyshuar. Në dy muaj Shkodra është tronditur nga 6 vrasje, ndërsa dy vetë rezultojnë të zhdukur.