Italiani Andrea Kimi Antonelli do të niset nga vendi i parë në garën Sprint, për Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.
Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Leëis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.
Fernando Alonso mbylli dhjetëshen e parë.
Andrea Kimi Antonelli, 18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikueset e një gare Sprint dhe jo në ato të garës me distancë të plotë.
LEXO EDHE: E ardhmja në Formula 1, Alonso: Pres të provoj me rregullat e reja, tërheqja…
Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoq rreshtimin e nisjes së një garë të Formula 1, pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India.
Bota mahnitet nga piloti i Formula 1, Marca: Antonelli, Lamine Yamal i F1
Pas afro 16 vitesh një pilot italian ka dalë i pari në provat e Formula 1, paçka se ato ishin pjesë e provave të lira dhe jo zyrtare. Fjala është për Andrea Kimi Antonellin, 18-vjeçarin e Mercedes, që ka marrë vëmendjen e mediave botërore.
Marca në Spanjë nuk i ka kursyer lëvdatat, aq sa e ka krahasuar me Lamine Yamal, yllin e Barcelonës. “Antonelli, Lamine Yamal i F1”, shkruan Marca. “Talenti i Antonellit po bën përparim”, thotë AS.