Sapo kanë ardhur në jetë, por që tani ata po arrijnë që të rrëmbejnë zemrat e të gjithëve. Megjithëse janë duke fjetur, këto foshnja po tregojnë se janë edhe shumë të bukura.
Sima Lipovetsky, një fotograf nga Israeli ka gjetur momentin më magjik te foshnjat duke i fotografuar ato duke fjetur. Artisti ka dashur të nxjerrë në pah pafajsinë e foshnjave, të cilat po flenë paqësisht. Të gjithë e dimë që foshnjat janë qëniet më të pafajshme në botë dhe kanë fuqinë t’ju dhurojnë qetësi shpirtërore.
Sa herë që takojmë një të porsalindur, ne ndihemi më të lumtur dhe energjikë. Normalisht që kur i shikon foshnjat duke fjetur gjumë, qetësia e tyre mbizotëron edhe brenda jush. Shfletoni galerinë e mësipërme për të shijuar fotografitë më të mahnitshme që keni parë ndonjëherë.