Sport

FOTO/ Gjest i shëmtuar nga serbët, ‘harrojnë’ të vendosin flamurin shqiptar në stadium para Serbi – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu stërvitjen gjenerale në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit, para ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Mirëpo në impiant u vu re që organizatorët kishin ‘harruar’ të vendosnin flamurin shqiptar, krah atij serb.

Praktika e UEFA-s dhe FIFA-s është që në stadium vendosen flamujt e dy rivalëve.

Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.

Të shtunën më 11 tetor në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.