Kylie Jenner ka ndezur rrjetin me pamje të reja prapa skenave nga xhirimet për kopertinën e revistës “Puss Puss”, duke sjellë një stil që fansat po e cilësojnë si një nga më të guximshmit e saj.
Sipërmarrësja 28-vjeçare publikoi një seri fotografish artistike dhe provokuese, ku shfaqet me një fustan transparent në ngjyrë mishi me prerje të thella, ndërsa në disa poza mbulon gjoksin me duar, duke ruajtur një balancë mes elegancës dhe sensualitetit.

Në një tjetër set, ajo pozon me një reçipetë të artë me rripa të gjatë, duke theksuar një estetikë avangarde që përputhet me konceptin e numrit të ri të revistës, “The Loud & Quiet”.
Përveç veshjeve, vëmendje të madhe mori edhe grimi i saj dramatik, me eyeliner të theksuar dhe sy të tymosur, që kompletonte look-un e saj të guximshëm.
Kjo kopertinë, që do të publikohet më 13 prill, vjen pak ditë pasi Jenner ishte e ftuar në podkastin “Big Bro” të Kid Cudi, ku foli për ambiciet e saj në aktrim dhe projektet e ardhshme.
Ajo përmendi gjithashtu partnerin e saj, Timothée Chalamet, duke zbuluar detaje personale dhe duke shtuar edhe më shumë interesin rreth jetës së saj private dhe profesionale.