Gossip Showbiz

Filmi ‘perfekt’ i tij dhe një obsesion i papritur! Kylie Jenner zbulon sekretet e marrëdhënies me Timothée Chalamet?

Kylie Jenner ka habitur fansat me disa rrëfime të reja për partnerin e saj, Timothée Chalamet, duke zbuluar detaje që nuk i kishte ndarë më parë publikisht.

Gjatë episodit të parë të podkastit “Big Bro with Kid Cudi”, ajo foli hapur për karrierën filmike të aktorit, duke pranuar se e ka pothuajse të pamundur të zgjedhë vetëm një projekt të preferuar prej tij.

Është e vështirë për mua të zgjedh sepse i dua të gjitha

-u shpreh ajo, por më pas veçoi “Call Me by Your Name” si një nga filmat më të veçantë.

Është pothuajse filmi perfekt. Është thjesht perfekt

-tha Kylie, duke e vlerësuar maksimalisht rolin që e bëri Chalamet një nga emrat më të kërkuar në Hollywood.

Ajo nuk la pa përmendur edhe suksesin e Dune, që i dha aktorit një tjetër dimension në karrierë dhe e vendosi në qendër të industrisë së filmit.

Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte rrëfimi i saj për Wonka. Kylie zbuloi se e ka parë filmin plot shtatë herë, një detaj që tregon qartë mbështetjen dhe admirimin e saj për partnerin.

E pashë shtatë herë

-tha ajo me humor, ndërsa moderatori kujtoi se e kishin ndjekur bashkë.

Edhe pse nuk kishte qenë e pranishme në një nga shfaqjet, Kylie e përshkroi gjithë përvojën si jashtëzakonisht argëtuese.

Mes suksesit në karrierë dhe mbështetjes personale, duket se marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë, por fansat pyesin, a është kjo vetëm fillimi i një historie edhe më të madhe?