Mes 6 vendeve më të mëdha europiane, Franca ka opinionin publik më të irrituar. Kjo sipas një sondazhi që u krye dhe në Gjermani, Spanjë, Itali, Austri e Poloni, në prag të zgjedhjeve europiane të majit. 87% e francezëve kanë ndjenja negative, të ndjekur nga spanjollët, polakët italianët e gjermanët. Gjithashtu, francezët kryesojnë kur është fjala për daljen nga BE-ja. Pas tyre vijnë austriakët, gjermanët, italianët, polakët dhe spanjollët.