Gossip Showbiz

Françeska Murati ndez dyshime për një krizë në martesë? “Po kaloj një periudhë të vështirë, jeta paska qenë shumë e ashpër…”

Modelja e dashur, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e saj. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo foli me ndjeshmëri për sfidat emocionale që po përjeton.

Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që e kam ndarë haptazi. Vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua e dinë. Më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po përpiqem ta kaloj, ta përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur dhe do tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time

Deklaratat e saj e kanë shtuar më tej dyshimet për një krisje në marrëdhënien me bashkëshortin, veçanërisht pasi ajo pranoi se është në kërkim të një apartamenti me qira në Tiranë.

Deri më tani, Françeska kishte jetuar në shtëpinë e prindërve, por tani dëshiron të krijojë hapësirën e saj personale.

Dua të kem gjërat e mia, ta arredoj siç dua

– tha modelja, duke lënë të kuptohet se po kalon në një fazë të re në jetën e saj.

Megjithëse ende nuk ka dhënë detaje të plota, Françeska premton se në të ardhmen do të flasë hapur për gjithçka që po ndodh me të.

Ndjekësit e saj janë treguar mbështetës, duke e inkurajuar për forcën dhe sinqeritetin e treguar.