Sport

Fundjava e Superligës në Javën e 25-të!

Nesër dhe të dielën e këtij mesmuaji, Superliga Shqiptare e Futbollit zhvillon ndeshjet e Javës së 25-të. Të shtunën e 15 shkurtit startojnë nga ora 13:30 me dy takime shumë të rëndësishme në dy skajet e renditjes. Bylis pret AF Elbasanin, ndërsa për kreun, Egnatia përballet me Partizanin për zonën “Final 4”. Po të shtunën, pra nesër, në orën 16:30 luhet Dinamo-Vllaznia, ndeshje për kreun.

E diela e 16 shkurtit rezervon dy duele. Gjithçka nis pas mesditës me Laçi-Teuta dhe mbyllet në Elbasan me sfidën Tirana-Skënderbeu. Po ashtu, bie në sy se bardheblutë sërish shtegtojnë jashtë kryeqytetit.

Superliga Shqiptare, raundi 25-të:

E shtunë, 15 shkurt 2025

13:30 Bylis – AF Elbasani

13:30 Egnatia – Partizani

16:30 Dinamo – Vllaznia (Elbasan Arena)

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Laçi – Teuta

16:30 Tirana – Skënderbeu (Elbasan Arena)