“Kirk nuk i urrente kundërshtarët e tij, unë i urrej të mitë”. Këto ishin disa prej fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump në funeralin e aktivistit të djathtë, Charlie Kirk në Arizona, i vrarë më 10 shtator në Utah.
Këtu nuk isha dakord me të. I urrej kundërshtarët e mi dhe nuk dua më të mirën për ta. Më vjen keq, Erika, shtoi Trump, duke iu drejtuar vejushës së Kirkut.
Pothuajse e gjithë administrata Trump ishte e pranishme në funeralin e mbajtur në Arizona
Thuajse e gjithë administrata Trump doli në skenë për të përkujtuar aktivistin e njohur konservator. Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. shkoi deri aty sa e krahasoi me Jezu Krishtin. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vlerësoi “ndikimin e tij të madh” përpara se ta quante krimin një “vrasje politike”.
Zëvendëspresidenti amerikan J.D.Vance e përshkroi “mikun Charlie” si një “martir për besimin”, të cilin “ata u përpoqën ta bënin të heshte”.
Ai ishte Athina dhe Jerusalemi i bashkuar në një, kryeqyteti i arsyes dhe ai i Zotit.”Ai e donte vendin e tij dhe e donte aq shumë sa do të vdiste për të. Te Charlie Kirk, ne kishim gjetur një udhëheqës.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth e përshkroi si një “hero që luftoi jo me armë, por me mikrofon”, ndërsa numri një i Inteligjencës Kombëtare si një “luftëtar për të vërtetën dhe lirinë”.
Ne do ta përfundojmë punën e tij dhe do të arrijmë fitoren në emrin e tij. Drita do ta mposhtë errësirën: ne do të fitojmë, u shpreh me tone luftarake Stephen Miller, zëvendësshefi i stafit dhe këshilltari i Trump-it, arkitekt i goditjes së emigracionit.
Ceremonia përfundoi me përqafimin e Trump-it dhe Erika Kirk-ut në skenë, pasi presidenti i SHBA-ve brohoriti sloganin e tij “luftë, luftë, luftë”, duke i siguruar të gjithë se beteja në emër të Charlie-t do të vazhdojë.