Futbollisti i famshëm Ronaldinho do të bëhet gjysh. E dashura e djalit të tij Joao Mendes i cili nënshkroi për klubin anglez të futbollit Burnley gushtin e kaluar, njoftoi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë. 25-vjeçarja Giovanna Buscacio, e cila jeton me 19-vjeçarin Joao në Manchester, njoftoi në rrjetet sociale se tashmë është 16 javëshe shtatzënë. Joao është në një lidhje me Giovanna-n prej më shumë se dy vitesh dhe shpesh herë postojnë foto nga aventurat e tyre në Angli.
View this post on Instagram
Giovanna është motra e aktores Guillia Buscacio. Ronaldinho, ende nuk e ka komentuar lajmin e bukur. Joao është fëmija i vetëm i Ronaldinhos. Joao Mendes ishte vetëm 14 vjeç kur nënshkroi kontratën e tij të parë me Nike në maj 2019. Ronaldinho ishte gjithashtu fytyra e Nike kur fitoi titullin e ‘lojtarit më të mirë’ në botë në vitin 2005. Në moshën 13-vjeçare, Joao nënshkroi për ‘Brazilian Cruzeiro’ dhe më pas u transferua në Evropë, ku luajti për ekipin U19 të Barcelonës. Kontrata e tij aktuale me Burnley skadon në qershor 2026.
Rikujtojmë se Ronaldinho do të marrë pjesë në programin “Survivor” në Turqi dhe këtë e bëri të ditur vetë biznesmeni i njohur Acun Ilicali. Survivor Turkey është versioni turk i spektaklit të famshëm televiziv “Survivor”, ku luhen një sërë lojërash mes konkurrentëve. Tani u bë e ditur nga Ilicali se e ka ftuar Ronaldihnon që të bëhet pjesë e këtij formati dhe se ky i fundit kishte pranuar.
“E ftova Ronaldinhon të vijë në Survivor. Shyqyr Zotit e pranoi. Ai do të jetë me ne nesër në Dominika”,-deklaroi moderatori i njohur turk. Në versionin turk të këtij programi skuadrat e Acun Ilicali dhe Sercan Yildirim do të përballen me një ndeshje interesante në episodin e radhës. Futbollisti me famë botërore do të jetë në skuadrën e Acun Ilıcalı.