Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho pranon se ndjek vetëm “momentet më të mira” të ndeshjeve dhe shmang minutat e plota, “përveç finaleve dhe derbeve”. “Nuk më pëlqen të shikoj futboll”, thotë ish-ylli i Barcelonës. “Më pëlqen të shikoj vetëm momentet më të mira; 90 minuta është shumë. Përveç nëse është një finale apo një derbi, një ndeshje e tillë, por nëse nuk është, nuk më pëlqen”. “Bëhem nervoz. Fillon të mendosh: ‘Si mundi ai djalë ta humbasë atë pasim?’. Dhe atëherë filloj të zemërohem”, tregon fituesi i Topit të Artë 2005.
Ronaldinho vitet e fundit ka kaluar ditë të vështira. Në fakt, sipas asaj që u raportua në shtypin brazilian, agjencia e të ardhurave të lojtarit, Rio Grande so Sul, urdhëroi sekuestrimin e dy prej pronave të tij të paluajtshme në Brazil, vendodhja e të cilave nuk bëhet e ditur. Në bazë të këtij vendimi, ka borxhe të papaguara nga Ronaldinho të cilat nuk mund të shlyeshin përmes llogarive të tij bankare, pasi ishin të zbrazura.
Në nëntor 2018, 43-vjeçarit iu sekuestruan makina luksoze dhe vepra arti nga zyrtarët brazilianë pasi ai dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira u ndoqën nga zyrtarët për pretendimet se ai i detyrohej para për gjobat e vendosura kundër bamirësisë së tij. Muajin e kaluar atij iu konfiskua pasaporta pasi prokurorët e shtetit duke u përpjekur të rikuperonin para në një rast të veçantë të lidhur me ndërtime të paligjshme në një zonë të mbrojtur, zbuluan vetëm pesë paund në llogarinë e tij bankare.