Celebrities Gossip Showbiz

G-Bani ka goditur Gjestin? Si qëndron e vërteta?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet dhe përplasjet mes banorëve janë bërë tashmë pjesë e rutinës.

Një nga incidentet më të fundit ndodhi mes Gjestit dhe G Banit.

Teksa Gjesti ndodhej aty në momentin kur Gerta tentoi ta zgjonte G Banin nga gjumi duke iu afruar në krevat, një veprim që nuk u prit aspak mirë nga ky i fundit.

G Bani reagoi me nervozizëm dhe e ndoqi Gjestin në një atmosferë të mbushur me tension.

Gjatë kësaj përballje, ai u duk se ishte shumë afër të përdorte dhunë fizike, duke iu afruar Gjestit me një pozicion agresiv, kamufluar në mënyrë “shakaje” apo “tentative”.

Shtëpia vazhdon të jetë një mjedis emocionalisht të ngarkuar, ku çdo reagim është i fortë dhe ndikon tek marrëdhëniet e brendshme.