Gossip Showbiz

G-Bani sërish në një përplasje të ashpër, i aftohet në fytyrë Xenit!

G Bani ka marrë një shans të dytë për t’u rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, falë një avantazhi që pati Gjesti, i cili zgjodhi shtatë banorë për një televotim, nga të cilët tre u rikthyen.

Pavarësisht mundësisë për një fillim të ri, reperi duket se nuk ka mësuar nga përjashtimi i tij i mëparshëm, pasi ishte larguar me zarf të zi pas një përplasjeje fizike me një prej banorëve më të komentuar, Gjestin.

Sot, G Bani ka shkaktuar një tjetër përplasje me banorin e ri, Shkëlzenin, kur ai iu afrua te fytyra dhe i bërtiti, duke nisur një debat të ashpër që shpërtheu për shkak të gjumit.

Kjo situatë tregon se G Bani ka vazhduar të mbetet i njëjti, duke ruajtur stilin e tij të mëparshëm, dhe është e paqartë sa do të qëndrojë ai në shtëpi pas kësaj përplasjeje.