Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Gabimet që i bëjnë vaktet tona më pak të shëndetshme!

Po përdorni shumë kripë

Shumë prodhime që ne të gjithë i duam dhe i përdorim rregullisht, të tilla si fasulet e konservuara, salca, djathi i grirë ose koncentratet përmbajnë natrium. Një vakt me sasi të lartë natriumi, dëmton shëndetin tuaj. Për të ulur sasinë e natriumit, ju mund të përdorni më pak kripë ose aspak. Ju gjithashtu mund të zëvendësoni kripën me erëza. Në këtë mënyrë, nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për shijen e ushqimit dhe do të keni mjaft përfitime shëndetësore.

Nuk përdorni të gjitha pjesët e ushqimeve

Sa herë i keni qëruar perimet para se t’i gatuani? Shumë prej jush i hedhin pjesët e frutave dhe perimeve si lëkurat. Në këtë mënyrë ju po humbisni më shumë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ju mund t’i përfshini ato në gatimet tuaja duke i pastruar sa më mirë.

Po eleminoni tërësisht yndyrën

Yndyra jo vetëm që i jep më shumë shije ushqimit por është një burim i rëndësishëm energjie dhe i nevojshëm për rritjen e qelizave. Trupi juaj ka nevojë për yndyrë, për të thithur lëndët ushqyese të tretshme në yndyrë, të tilla si vitaminat A, D, E dhe K. Në vend që të shmangni atë plotësisht, kini kujdes sasinë dhe llojin e yndyrës që përdorni.