Bota

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Nëse vazhdoni goditjet do sulmojmë qendrat ekonomike të Lindjes së Mesme

Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk ndalojnë sulmet, Irani do të kthejë goditjet ndaj “të gjitha qendrave ekonomike” në Lindjen e Mesme. “Po i themi armikut se nëse vendos të godasë qendrat tona kryesore, ne do të godasim të gjitha qendrat ekonomike në rajon,” tha gjenerali Ebrahim Jabbari, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme.

Deklarata e tij shoqërohet edhe me paralajmërime të tjera për rritje të tensioneve dhe ndikim në tregjet energjetike, ndërsa konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit po përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale.

Ndërkaq, një postim në persisht nga llogaria që shfaqet si zëdhënëse e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad thotë se fati i atij që do të zgjidhet si Udhëheqës i Suprem i Iranit është i vulosur. Mesazhi, i ndarë në platformën X, thotë se “nuk ka rëndësi se kush zgjidhet sot; fati i tij është tashmë vendosur” dhe se vetëm populli iranian do të zgjedhë liderin e ardhshëm.

Ky koment erdhi ndërsa Asambleja e Ekspertëve po organizonte votimin për pasardhësin e Ali Khameneit pas sulmeve të fundit amerikano–izraelite.