Showbiz

Gati 4 milion njerëz janë prekur nga Koronavirusi në të gjithë botën

Me ritmet e shpejta të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, po i afrohet 4 milionëshit shifra e të infektuarve në botë, ndërsa viktimat janë rreth 270 mijë. Mbetet shqetësuese situata në Shtetet e Bashkuara ku në 24 orë ndërruan jetë rreth 2 mijë e 500 vetë, çka e çon në mbi 75 mijë totalin e viktimave deri tani. Amerika ka dhe numërin më të lartë të rasteve, më shumë se 1.2 milionë.