Vera është stina perfekte për të luajtur me ngjyrat, sidomos te dizajnet e thonjve. Ngjyrat neutrale dhe të errëta të dimrit zëvendësohen nga të fortat, të gjallat dhe që duken te mrekulkushme.
Këtë vit, dizajnet 3D janë kryefjala, sidomos frutat. Por edhe për ata që duan të mbeten te ato më minimaliste, ka ngjyra të përshtatshme që nuk ju lënë jashtë trendeve të fundit.
Fruta
Një sallatë e shijshme në duart tuaja. Trendi është i guximshëm dhe estetistët janë gjithnjë duke aplikuar teknika të reja, elementë dhe ‘shfrenojnë’ fantazinë. Kombinimet janë të panumërta.
Aureolë
Pak energji kozmike në duar. Thonjtë aureolë s’janë një trend aq i ri, por mund të luani edhe më bukur me ngjyrat e verës dhe kontrastet për një gradient plot gjallëri.
‘Peshqir’ plazhi
Mund të duken si vija të zakonshme, por na kujtojnë gjithnjë peshqirët e plazhit duke ‘na thirrur’ drejt rërës, detit dhe diellit.
Ullinj
Bazë jeshile, një pikë e kuqe dhe duket sikur jeni gati për një kokteil. Mund të gjeni ide të pafundme për t’u dukur sikur jeta juaj është si të ‘notoni’ brenda një gote me martini.
Guaskë
Është trendi më i bukur i vitit që ka marrë mjaft hov këtë verë. Xheli 3D krijon efektin e guaskës, por mund të krijoni edhe valë deti, yje apo kandilë të vegjël të lezetshëm.
Të gjitha bashkë!
Ju pëlqejnë disa trende dhe s’mund të vendosni? S’keni pse, mjafton të luani me ide të ndryshme në secilin thua dhe ta lini fantazinë të lirë.