Aktualitet

Gazsjellësi TAP në rrezik?!

Në rrezik gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP), një nga projektet më të rëndësishme edhe për Shqipërinë. Gazsjellësi i korridorit të jugut që do të vijë nga Azerbajxhani, po përballet me rrezikun në Itali, pasi Lëvizja 5 yjet thotë se punimet në rreth 8 km rrugë tokësore do të ketë kosto mjedisore. Kjo çështje çoi në Romë për bisedime edhe ish kryeministrin britanik Toni Bler.