I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur dhe si të mbajmë trupin në formë…
Një lajm ka bërë bujë së fundmi, se sipas një studimi Gen Z po bën më shumë palestër se sa po shkon në club. Si e komenton ti?
Tani, po ta vesh re, clubet nuk kanë çfarë të të japin më. Se është momentale, do shkosh, do pish, po të nesërmen çfarë ke? Je bosh. Besoj se është ajo gjeneratë që po kërkoj diçka që të lirojë nga stresi i ditës, ta ndihmojë të ketë një prezencë ndryshe, sepse mirë apo keq, prezenca fizike është një pasaportë për një punë, një status. Brezi para meje ishte shumë i fokusuar pas palestrës, në vitet ‘80. Kur erdhën vitet ‘90 u bënë pas më ‘business oriented’ nga filmat. Dhe erdhi ku brezi tjetër që ka opsionin të rrijë gjithë ditën dhe të mos bëjë asgjë ose që të bëjë diçka për vete, dhe zgjedh këtë.