Food & Drink Lifestyle Live From Tirana

“Pijet energjike, helm”/Gabimi më i madh që i bëjmë vetes, instruktori i palestrës: Nuk dinë të moderojnë…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur dhe si të mbajmë trupin në formë…

Cila është gjëja më shkatërruese që po bën ku brez kundrejt vetes?

Pijet energjike, sado që mund t’i kem përdorur edhe unë në të shkuarën, janë helm. Them helm, unë që jam një person që këto pijet e gazuara i përdor një apo dy herë në javë, për shije më tepër, sepse më pëlqen shija. Gabimi më i madh që njerëzit nuk dinë të bëjnë, është moderimi. Ose janë ekstrem të shëndetshëm, ose janë ekstrem të pashëndetshëm, nuk ka diçka në mes. Kjo ndodh kur ti fiksohesh aq shumë me gjërat e mira, saqë të bëhet ankth nëse ti ha një patatinë, kalon në stres. Duhet të mësojmë që të ushqehemi mirë për veten, por gjithmonë ruaj një përqindje të vogël që të mos stresosh veten. Dhe gabimi më i madh që ne bëjmë, është që stresojmë veten për çdo gjë.