I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën” ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur, si të mbajmë trupin në formë, por duke treguar të vërtetën që qëndron pas disa miteve rreth palestrës që qarkullojnë rëndomë…
Gjatë një marrëdhënie seksuale digjen shumë kalori, mit apo e vërtetë?
Mit. Digjen shumë pak. Nuk e di sa, por digjen pak. Sepse ti nuk është se po hypën tek pista dhe po bën sprint. Ti je në krevat. Madje kur je i pastërvitur të kapin dhe ngërçet dhe shumë herë e bllokon atë akt. Duhet të stërvitesh që të mos kesh ngërçe. Po të ishte e vërtetë, gjysma e Shqipërisë do të ishte si shkop… Ecni sa më tepër se ju bën mirë, është e rëndësishme. 6000 hapa në ditë, mbajeni si standard.