Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën” ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur, si të mbajmë trupin në formë, por duke treguar të vërtetën që qëndron pas disa miteve rreth palestrës që qarkullojnë rëndomë…
A e pastron vërtet trupin tonë uji detoks?
Është absolutisht fakt që ka shijen shumë të mirë, por pjesa tjetër është mit. Është diuretik, sa më shumë të pish do shkosh në tualet që të lirohesh dhe re nga pesha që ke humbur ujë, që sapo të pish prapë do të rikthehet. Kështu që nuk bën asgjë, është një marketing që të shesin produktin. Ne kemi veshkat dhe mëlçinë që nxjerrin jashtë toksinat.
Sa i shëndetshëm është fasting?
Fasting ka disa nuanca. Nëse ty të ndihmon të kontrollosh ushqimin që konsumon, përdore. Rezultatet tregojnë që bën apo jo fasting, nuk ka asnjë lloj diference tek pjesa e dietës, sepse çdo gjë varet tek kaloritë që ti ha. Nëse ti ke një numër kalorish që të nevojiten në ditë për të ngelur tek pesha që je, po të konsumosh 300 kalori më tepër do shtosh peshë, po të konsumosh 300 kalori më pak do humbasësh peshë. Nuk është se kaloritë kanë orar, nuk është se karbohidratet kanë orar. Ideja është që ushqehu në mënyrën e duhur, konsumo pak nga çdo gjë. Por duhet të mendosh që proteinat të jenë aty ku duhet, karbohidratet aty ku duhen, fibrat që janë më të rëndësishmef dhe yndyrnat t’i reduktojmë dhe mundësisht të fokusohemi tek yndyrnat e pastra.