George dhe Amal Clooney kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave, teksa janë parë duke shijuar një fundjavë romantike në jug të Francës, larg zhurmës së Hollivudit.
Çifti i famshëm, i cili ka një rezidencë vetëm një orë larg me makinë, u fotografua dorë për dore nën rrezet e diellit, duke dëshmuar edhe një herë se romanca mes tyre vazhdon të jetë e fortë.
Aktori 64-vjeçar dukej në humor të shkëlqyer teksa voziste Aston Martin-in e tij Vanquish, me vlerë 458 mijë euro, ndërsa bisedonte me bashkëshorten e tij elegante. Pas një vakti luksoz në restorantin La Magdeleine, çifti u nis drejt një vreshti organik, Château du Canadel, ku shijuan qetësinë dhe natyrën.
George u shfaq me një look klasik dhe të rafinuar, një xhaketë blu e errët e kombinuar me një T-shirt dhe pantallona në të njëjtën nuancë, si dhe këpucë të rehatshme për shëtitjen.
Nga ana tjetër, Amal mahniti me stilin e saj perfekt: një pallto jeshile dimri e kombinuar me një veshje bezhë, geta elegante dhe gjysmë çizme.
Avokatja 47-vjeçare mbante një çantë dore kafe dhe kishte zgjedhur vathë të mëdhenj “drop”, ndërsa syzet e diellit i jepnin një prekje edhe më glamuroze pamjes së saj.
Shikime romantike, duar të bashkuara, George dhe Amal dëshmuan se janë ende një nga çiftet më të dashuruara dhe më elegante të skenës botërore.