Sport

Geraint Thomas fiton Turin e Francës

Geraint Thomas fiton Turin e Francës. Holandezi Tom Dumoulin arriti të fitojë etapën e 20 të Turit të Francës, por kampioni i ri i xhiros çiklistike më të famshme në botë u shpall Geraint Thomas. Në kronometrin special prej 31 kilometrash, me finishin ne Espelet, 32-vjeçari uellsian certifikoi suksesin pas kohës së mirë që regjistroi në krahasim me rivalët .Tashmë parade e Parisit në Champs Elisee do të jetë një shëtitje për të.