Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar, duke uruar babanë e saj, Dukagjin Lipa, për ditëlindje.
Artistja publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta me të atin, ku përfshiheshin edhe imazhe nga fëmijëria, duke rikthyer kujtime të veçanta nga momentet e tyre familjare.
Në postimin e saj, Dua shkroi një mesazh plot dashuri:
Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë
Fotot kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar me komente dhe urime të shumta, duke vlerësuar marrëdhënien e afërt mes këngëtares dhe babait të saj.
Dua Lipa shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private, duke treguar një anë më personale përtej karrierës së suksesshme në muzikën ndërkombëtare.
Ndërkohë, edhe Dukagjin Lipa është një emër i njohur në industrinë muzikore, duke qenë i përfshirë prej vitesh në projekte dhe organizime artistike.