Celebrities Gossip Showbiz

Gigliola Haveriku në TAR: “Jam shumë romantike por jo për trëndafila dhe çokollata…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja Gigliola Haveriku për të na folur më shumë rreth projektit të saj të ri muzikor të titulluar “A po vjen ti sot”. Si lindi e gjithë gjëja dhe a është kjo këngë një dedikim për ish-partnerin e saj, aktorin e njohur Amos Zaharia? Për më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa romantike është Gigliola?

Jam shumë, por romantike për hënën, perëndimin, për gjërat e bukura të natyrës jo për çokollatat dhe trëndafilat e kuq. Kur m’i bëjnë nuk di të them as faleminderit.(qesh)

Sa posesive është Gigliola?

Tmerrësisht shumë, xheloze fare. Jam posesive se është romantike.(qesh) Dua të më japë dashuri. Kështu e shoh posesivitetin tim.

Sa e jep veten Gigliola në një marrëdhënie romantike?

Unë jepem 100% kur kam një pëlqim, do kohë të përkufizohet ai pëlqimi im por në momentin që e kuptoj që e kam ‘ngrënë'(qesh) përkushtohem 100%. Më bën shumë për vete kujdesi dhe sensi i humorit i një mashkulli. Shpatullat e gjera më pëlqejnë tek një mashkull.(qesh) Gjithsesi nuk është se jam e fokusuar tek aspekti fizik, më tërheq më shumë mendja.

Së shpejti çfarë do të kemi nga artistja?

Unë kam ndërmend që muajin tjetër të punoj në studio, të nis diçka për verën, diçka më romantike dhe nuk e di si do dalë apo kur do të dalë, por do të ulem të punoj. Nuk është se do të shkojë tek tallavaja, jo se e gjykoj por nuk bëj për atë punë.(qesh)