Live From Tirana

“Në fillim i gjykoja ato nëna…”/Gigliola Haveriku: “Unë vajzën time e lejoj të përdorë tablet!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë këngëtarja Giliola Haveriku. Ajo ka folur më shumë për periudhën e mëmësisë, vajzën e saj, por dhe shumë të tjera…

Ia ke dhënë ndonjëherë telefonin vajzës kur grindet?

Duhet të deklaroj diçka ekskluzive, i kërkoj falje të gjitha mamave që i kam gjykuar kur i shihja që i jepnin tabletin apo celularin fëmijëve të tyre. Paskam qenë një gjykuese e tmerrshme, e urrej veten time për këtë pjesë. I kërkoj falje, sepse ndonjëherë realisht bëhet e pamundur që t’i menaxhosh. Ato momente që unë i hap televizorin dhe ia çoj tek kukullat, janë ose kur më duhet të bëj ndonjë punë shtëpie në mëngjes, ose kur duhet ta ushqej. Sepse ajo bën dhe naze kot, dhe kur ia merr mendjen me kukullat e han lugën e parë dhe pastaj ia fikim. Janë disa momente gjatë ditës, që bëhet e pashmangshme. Mund të jem edhe unë duke u gjykuar tani nga dëgjuesit tanë.