E ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin sot ka qenë këngëtarja e njohur Gigiliola Haveriku. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e saj, karrierën muzikore, mëmësinë dhe sigurisht ka treguar më shumë për planet dhe projektet që do të sjellë shumë shpejt.
Nga psikologjia klinike te muzika live, si ka qenë për të kjo lëvizje nga një profesion që flet për mendjen në një pasion që flet për shpirtin dhe që e ‘prek’ atë?
Unë kam qenë gjithmonë në mes të këtyre dy profesioneve. Unë jam diplomuar para 10 viteve dhe studimet i përfundova për një degë që unë e kisha pasion të cilin ende e kam. Më pas rrugës u ndërthur edhe ky pasioni tjetër kur mora pjesë në The Voice of Albania dhe më eci le të themi. Nga qejf ai u bë profesion primar. Gjithmonë kam qenë lë njërën merr tjetrën, por unë besoj dhe mendoj që do të vijë sërish momenti që unë do të kthehem prapë tek psikologjia. Kjo nuk do të thotë që unë e kam lënë, por do të jem gjatë gjithë kohës.
Ajo shtoi se:
Për momentin po e shijoj këtë dallgën muzikore. Mendoj që për të gjithë njerëzit është një terapi muzika.