Botë e Çuditshme

Gjarpri më i gjatë i regjistruar ndonjëherë, sa metra është ai?

Një piton gjigant femër (Malayopython reticulatus) i zbuluar në rajonin Maros të Sulawesi-t, Indonezi, në fund të vitit 2025 besohet të jetë gjarpri i egër më i gjatë që është matur zyrtarisht, me prova të para nga GWR që konfirmojnë një gjatësi prej 7.22 m nga koka deri te maja e bishtit. Kjo do të thotë që nëse vendoset përgjatë një porte standarde të FIFA-s, ky piton i jashtëzakonshëm do të zërë praktikisht të gjithë gjerësinë nga shtylla në shtyllë.

Gjarpri i cili tani është nën kujdesin e ambientalistit vendas Budi Purwanto, u vlerësua nga Diaz Nugraha, një udhërrëfyes i jetës së egër, shpëtimtar dhe trajtues i licencuar i gjarpërinjve nga Kalimantan, Borneo, së bashku me Radu Frentiu, një eksplorues dhe fotograf i historisë natyrore që ka banuar në Bali për dy dekada. Përveç matjes me shirit matësi, pitoni u peshua gjithashtu dhe doli se peshonte 96.5 kg. Kjo u bë në peshore që zakonisht rezervohen për peshimin e qeseve me oriz.