Një gjeoshkencëtare ka ndarë pamjet nga momenti kur nxjerrin një aligator nga barku i një pitoni 5.5 metra të gjatë. 26 vjeçarja Rosie Moore dhe një ekip shkencëtarësh u panë duke tërhequr ngadalë aligatorin ende të paprekur nga stomaku i gjarprit në laboratorin e tyre në Florida.
Ajo tha se kjo tregon problemin e madh të pitonëve pushtues në Everglades, të cilët zakonisht ushqehen me gjitarët dhe zvarranikët e vegjël. Moore tha:
Është padyshim tronditëse, ishte hera ime e parë që shihja një ngjarje të tillë, nuk kam parë kurrë një piton me diçka të tillë në të.

Rikujtojmë, se një kryebashkiak meksikan është martuar me një aligator, të veshur me fustan nusërie. Victor Hugo Sosa, kryebashkiak i San Pedro Huamelula, zhvilloi ceremoninë martesore si pjesë e një rituali të lashtë indigjen, që bëhet për të sjellë mirëqënie për zonën.
Aligatori konsiderohet si Zot dhe martesa e tij me udhëheqësit e qytezës simbolizon bashkimin e njerëzores me hyjnoren. Goja e aligatorit ishte mbyllur duke i shtrënguar një litar, në mënyrë që gjatë dasmës mos të kishte kafshime të të ftuarve.