Një përplasje e fortë mes Rozana Radit dhe Gjestit tronditi të shtunën pasdite shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, duke shënuar një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni.
Debati mes dy banorëve filloi me një diskutim të zjarrtë, i cili përshkallëzoi deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush.
Pavarësisht kërkesës së saj, Gjesti e ndoqi brenda dhe e sfidoi të vazhdonte diskutimin, duke refuzuar të largohej.
Në mes të tensionit, Rozana e pyeti:
Çfarë do këtu?
Ndërsa Gjesti iu përgjigj:
Po du me të këqyr.
Për të shtuar edhe më shumë provokim, Rozana hoqi robdeshamberin teksa ishte vetëm me bikini, duke bërë këtë skenë një nga më të komentuarat në rrjet.
Debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, duke përfshirë akuza, ironi dhe tone të larta, çka shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe fansat e reality show-t.