Një sasi prej 36.5 kilogramë marijuanë është gjetur në Kanalin e Kurfuzit. Droga u gjet teksa pluskonte prane plazhit “Fiki” në pjesën veriore të ishullit Othonos. Sipas policisë greke, droga ishte futur në një pako të madhe e ndarë në 4 pjesë. Policia greke dyshon që të ketë sasi të tjera në det, dhe për këtë po vijon kërkimet. Para pak ditësh u konfiskuan edhe 375 kg marijuanë, të gjetur në një gomone të braktisur në Lefkada.