Bota Botë e Çuditshme

Gjendet e vdekur pas 10 vitesh në një mur betoni, misteri i vrasjes së gruas nga Australia!

Policia australiane ka identifikuar trupin e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni, vitin e kaluar, ndërsa vlerësohet se vrasja ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë. “Lee Glover, e lindur në vitin 1971, kishte dëmtime të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte rreth 38-vjeçe në kohën e vdekjes së saj”, tha policia e Queensland në një deklaratë. Sipas mediave të huaja, Glover ishte një grua e izoluar për të cilën ekzistojnë pak prova pasi ajo as nuk u raportua e zhdukur.

Vdekja e saj u bë publike, dhjetorin e kaluar, kur pastruesit gjetën mbetjet e saj pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley në periferi të Brisbane. U deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave. Vdekja e saj po trajtohet si një vrasje dhe është nën hetim. Inspektori Andrew Massingham tha se:

Informacionet thonë se ajo ishte shumë e tërhequr, kishte një mënyrë jetese shumë të qetë dhe të rezervuar dhe nuk ishte aktive në mediat sociale.

Policia kontaktoi prindërit e saj dhe ata thanë se kishin humbur kontaktin me të pak para zhdukjes së saj dhe besonin se ajo ishte zhvendosur diku tjetër në vend.