Aktualitet

Gjermani, vështirërsi për viza puna

Ndërsa në Gjermani po shumëfishohen kërkesat për viza nga qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kohët e gjata të procedurave po kthehen në shqetësim. Sipas Institutit Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit, në Prishtinë e Sarajevë, pritja zgjat mbi një vit, në Beograd 7 muaj ndërsa në Tiranë, 6. Të dhënat i referohen gjendjes në Shkurt të këtij viti. Një gjë e tillë rrezikon ofertën, pasi punëdhënësi nuk mund të presë gjatë në kushtet e nevojave urgjente.