Botë e Çuditshme

Gjermani, zbulohet një “tunel i harruar nën qytet”!

Gjatë ndërtimit të një supermarketi të ri në Bahnhofstrasse në Annaberg-Buchholz të Gjermanisë, punëtorët zbuluan një “zgavër nëntokësore”. Hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një tunel të vjetër minerar, i padokumentuar më parë. Tuneli thuhet se kalon nga lindja në perëndim dhe ndodhet afër sipërfaqes. Ekspertët paralajmërojnë për rreziqe nga zgavra të hapura dhe rrjedhje të mundshme të ujit.

Për pasojë, ndërtimi është ndërprerë përkohësisht në zonën e prekur. Nuk dihet ende nëse do të ketë vonesa të mëdha në përfundimin e projektit. Kompania ndërtuese duhet të eksplorojë dhe mbushë profesionalisht zgavrat. Rikujtojmë, se arkeologët së fundmi kanë zbuluar qytetin e humbur egjiptian Imet, që daton rreth 2,500 vite më parë.

I ndodhur rreth 10 kilometra në jug të Tanisit, në deltën e Nilit, Imet dikur ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe ekonomike në shekullin IV p.e.s. Ekipi i udhëhequr nga Dr.Nicky Nielsen nga Universiteti i Mançesterit, në bashkëpunim me Universitetin e Sadat City, identifikoi rrënojat përmes teknologjisë së imazheve satelitore me rezolucion të lartë. Gërmimet zbuluan hambare, stalla për bagëti dhe një ndërtesë ceremoniale kushtuar perëndeshës Wadjet, perëndesha e kobrës dhe mbrojtësja e Egjiptit të Poshtëm.