Gossip Showbiz

Gjesti akuzon Laertin se ka tentuar ta puthë sërish? “E ke zgjatur puthjen…”

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë në një debat  gjatë mëngjesit të ditës së sotme, ku herë pas here u përmend puthja që ata kanë ndarë më parë.

Gjesti e pyeti aktorin nëse po e kuptonte tashmë kur fliste, duke i kujtuar atij që disa herë e kishte quajtur analfabet dhe se nuk e kuptonte kur fliste. Ai gjithashtu e sfidoi Laertin, duke e akuzuar se kishte tentuar ta puthte disa herë më parë. Gjesti iu drejtua me ironi:

Ti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për të tjerat më thotë ‘çfarë the, ik, çfarë the, s’po të kuptoj’. Analfabet

Përgjigja e Laertit ishte e shkurtër:

U larg qoftë.

Gjesti nuk u ndal dhe vazhdoi duke e ngacmuar në formë shakaje:

Ti mendon se dua të kem lidhje serioze me ty, por unë nuk kam interes. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh dhe e ke zgjatur puthjen. Kam dhe videot.